
Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka paralajmëruar një nismë që do t’u mundësojë tifozëve në Indi të ndjekin falas ndeshjet më të rëndësishme të klubit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Sipas tij, projekti synon zgjerimin ndërkombëtar të klubit dhe afrimin me miliona tifozë në mbarë botën.
Platforma për tifozët do të shërbejë si pike nisjeje për këtë qëllim, ndonëse detajet e funksionimit të saj mbeten të panjohura. Nisma vjen në një kohë kur klubi synon të forcojë praninë e tij në tregjet e huaja, siç tregon edhe interesi për rikthimin e Nico Paz.
Pérez e bëri të ditur këtë gjatë prezantimit të iniciativës, pa dhënë detaje të tjera mbi mënyrën se si do të funksionojë platforma apo mbi koston e saj për klubin. Ai e përshkroi si një hap drejt njohjes së çdo tifozi, kudo në botë, dhe jo thjesht si një shërbim transmetimi për tregun indian.
Sipas presidentit të Real Madridit, shumë tifozë i ndjekin ndeshjet prej vitesh pa pasur asnjë lidhje zyrtare me klubin, dhe kjo situatë duhet të ndryshojë. “Një tifoz i Real Madridit në Xhakartë apo São Paulo mund të ketë 20 vite që i ndjek ndeshjet tona në mes të natës, por për klubin mbetet krejtësisht i panjohur.
Kjo nuk është normale dhe do të marrë fund. Po punojmë për një program që do të na lejojë të njohim çdo tifoz, kudo në botë”, deklaroi Pérez. Duke shpjeguar projektin për Indinë, ai solli shembullin e një adoleshenti nga Mumbai.
“Imagjinoni një 15-vjeçar në Mumbai që do të mund t’i shohë ndeshjet falas, kur të dëshirojë. Dhe jo si tani, në një faqe pirate dhe me cilësi të dobët. Për herë të parë, ai do ta dijë se klubi i tij ekziston”, tha ai.
Nisma synon të zgjerojë audiencën ndërkombëtare të Real Madridit dhe ta bëjë skuadrën më të aksesueshme për tifozët në tregje të mëdha si India. Në deklaratën e tij, Pérez e vendosi theksin te lufta kundër transmetimeve pirate dhe te cilësia e dobët që ato ofrojnë, si arsye shtesë për platformën e re.
Ai nuk dha afate të tjera përveç fillimit nga sezoni i ardhshëm, as nuk përmendi vende të tjera përveç Indisë ku projekti do të nisë së zbatuari.
