Akuzë e rëndë e ish-kryeministrit për Kryeministrin: Bën biznes kriminal me shqiptarët e riatdhesuar

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Biznes kriminal me shqiptarët e riatdhesuar!

Biznes me miqtë e tij mbi të riatdhesuarit!

Edvin Kristaq Xhelati nuk shtroi në spital, por i mbajti në shtëpitë e tyre qindra e qindra qytetarë të infektuar me covid19 edhe pse të diagnostikuar nga testet nga ish-kunata dhe mbi kunata e tij.

Kurse me shqiptarët që kthehen në Shqipëri nga vende të tjera dhe që në një krim të rëndë kundër njerëzimit u mbylli për 6  javë dyert e vendit të tyre, Edvini ka vendosur të bëjë nje biznes të ri fitimprurës së bashku me klientelën e tij.

Ai nuk i lejon ata të shkojnë në karantinë në shtëpitë e tyre, por i detyron të shkojnë në hotele tek klientela e tij në Durrës për të ndarë me ta fitimet e rrjepjes së tyre.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe diskriminimin antikushtetues dhe standartin e dyfishtë që mbahet ndaj shtetasve shqiptarë për qëllime përfitimi nga kryepidemiologu xhahil i Surrelit, kërkoj heqjen e menjëhershme të këtij detyrimi absurd korruptiv dhe ndëshkues për shtetasit shqiptarë 

SHKARKO APP