Alarmi i “Alert”: Po hamë mish të skaduar në fast food-e!
Drejtori Ekzekutiv i qendrës ‘Alert’ dhe njëherazi gazetari Granit Sokolaj i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, ka komentuar aksionin e AKU, ku u bllokuan qindra kilogramë mish që përdorej në fast food-e.
Ai tha se mishi është bllokuar pasi ka rezultuar se nuk ishte i përshtatshëm për t’u konsumuar.
Por gazetari ngre si shqetësim faktin që ky kontroll ka ardhur vetëm në kuadër të festave të fundvitit dhe se nuk i dihet afati se kur ka qenë hera e fundit pas të djeshmes që AKU kryen kontrollin e mishit dhe produkteve të tjera të fast food përpara se të konsumohen nga qytetarët.
“Është një pikë e lishensuar që duhet të kontrollohet herë pas here, e në rastin konkret përbente nje problem të kushteve hijeno-sanitare të gjendura nga inspektorët e autoritetit kombëtar të ushqimit në këto ditë. Një nga rreziqet më të mundshme të konsumatorëve patjetër që janë fastfoodet dhe në tërësi pikat ku ne marrim produktin fundor dhe nuk jemi në gjendje të shohim etiketën e tyre që në si konsumatorë nuk e dimë se nga është marrë mishi dhe kush e ka prodhuar.
Nuk shohim dot salcat e kosit të cilat janë një problem masiv për shkak të prodhimit të tyre me vaj palme dhe të cilat janë në kova që lënë për të dëshiruar. Nuk shohim dot etiketim e salcave tëv ndryshme që përdoren në fastfood.
Gjykoj që inspektimi i AKU-së është marrë në kuadër të festave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por problematika është sesa herë është kontrolluar ajo pikë dhe sa tonelata me mish kanë përfunduar tëk konsumatori që nga hera e fundit e inspektimit.
Ne nuk e dimë se kur ka qënë i fundit dhe për pasojë nga ky lajm është konstatuar problemi me kushtet hijeno-sanitare.”-tha Sokolaj.