FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alben Kola drejton protestën e 17-të para Kryeministrisë/ Fjalimet u lihen të rinjve, sulmohet komisionerja e BE-së

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ishte në qendër të vëmendjes në ditën e 17-të të protestës në Tiranë.

Një ditë pas deklaratës së saj se Komisioni Evropian ka marrë garanci nga qeveria shqiptare për projektin në Zvërnec, protestuesit kritikuan zyrtaren e lartë të BE-së dhe përsëritën se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë, për të vijuar më pas marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u ndalur para Kryeministrisë, ku të rinjtë mbajtën fjalimet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditën e 17-të, protesta e nisur për projektin e Zvërnecit iu besua të rinjve. “Pa rini nuk ka Shqipëri” ishte slogani që shoqëroi tubimin, ku podiumi iu dha studentëve për një bashkëbisedim simbolik me kryeministrin Edi Rama, poshtë zyrës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një qeveri që nuk mbështet interesat tuaja është armiku juaj. Nuk mund të pranojmë arrogancën sikur ky vend i përket një padroni”, u shpreh artisti Robert Aliaj gjatë fjalës së tij.

“Po të jetë nevoja, do të flemë te shkallët e Kryeministrisë deri në dorëheqje”, deklaroi një student i Gazetarisë.

Gjatë protestës u njoftua edhe ndryshimi i orarit të grumbullimit. Duke nisur nga nesër, protesta do të fillojë në orën 19:00.

Po ashtu, një nga nismëtarët e protestës, Alben Kola, bëri të ditur se në këtë tubim nuk do të mbaheshin fjalime nga organizatorët apo figura të tjera publike, por vetëm nga të rinjtë.

“Protesta do të vijojë paqësisht. Ne nuk jemi kundër partive politike, por kundër kryetarëve të tyre”, u shpreh Kola.

Një skenë e paimagjinueshme ndodhi në Sheshin “Skënderbej”.

Masa e pafundme e protestuesve, pasi përshkoi Bulevardin, ka ndryshuar drejtim duke mësyrë masivisht brenda hapësirës së madhe të “Fan Zone”, të ngritur për ndeshjet e Kampionatit Botëror.

Në vend që të ndaleshin nga ethet e futbollit, mijëra qytetarët e revoltuar kanë marrë nën “kontroll” sheshin, duke krijuar një gërshetim mes tifozerisë dhe revoltës popullore.

Thirrjet e fuqishme “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqje!” po oshtijnë aq fort, sa kanë mbytur plotësisht zërin e altoparlantëve dhe atmosferën e ndeshjes që po transmetohej në ekranet gjigante.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?