Alibeaj tërheq kërkesën drejtuar policisë për lirimin e selisë blu nga Berisha

Pas vendimit të gjykatës së Apelit që zhbën vendimin e gjyqtarit Zhukri për njohjen e Kuvendit të PD së Berishës, mënjëherë nga zyra e kryetarit në detyrë Enkelejd Alibeaj u përgatit shkresa drejtuar policisë së Tiranës për lirimin e zyrave të PD nga Berisha dhe të tjerët.

Por sot Alibeaj ka vendosur të tërheqë kërkesën drejtuar policisë. PD e Alibeajt do të marrë zyra diku tjetër. Qeveria me ligj është e detyruar ti pajisë me zyra.

Informacione të tjera thonë se kjo tërheqje është bërë se ato zyra demokrate janë projektuar të kthehen në kulla ndërtimi nga dy biznesmenë. Ndaj do ti dërgohet letër qeverisë se zyrat e sotme nuk do të jenë më pronë e PD që ka vulën.

Me sa duket do të lejohet rikthimi te ish-pronarët i gjithë hapësirës së sotme ku ndodhet selia blu dhe gjithë oborri. Në të vertetë aty ndërtimi mund të shkojë nga 4 mijë deri në 5 mijë euro metri katror ndërtim.

Eshtë lekë i madh aty! Me sa duket ka miliona euro edhe për opozitën, edhe për qeverinë, por natyrisht dhe për dy oligarkët.

SHKARKO APP