Ambasada e SHBA, mesazh për Sali Berishën: S’merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion madhor
Në një kohë që Sali Berisha, që prej fitores së Donald Trump, ka nisur e thotë se do t’i hiqet “non grata”, Ambasada amerikane, në një reagim që ka bërë këtë ditën e sotme, thotë se SHBA i qendron pozicionit të saj për personat e përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, thuhet në një deklaratë nga e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, e publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë.