Ambasadori i Moskës në Gjermani Sergei Nechaev: Europa me dërgimin e tankëve drejt Ukrainës e çoi luftën në nivel të rrezikshëm

Ambasadori i Moskës në Gjermani Sergei Nechaev e përshkroi planin për dërgimin e tankeve gjerman “Leopard 2” si një “vendim jashtëzakonisht të rrezikshëm”, për të cilin ai thanë se do ta çonte luftën në një “nivel të ri konfrontimi”.

“Gjermania dhe aleatët e saj më të afërt nuk janë të interesuar për një zgjidhje diplomatike, duke qenë të vendosur të përshkallëzojnë dhe të pompojnë regjimin e Kievit me më shumë armë vdekjeprurëse”, tha Sergei Nechaev.

Ndërkohë në Rusi mësohet se pas kësaj që bëri Perëndimi me dërgimin e tankeve drejt Ukrainës, po kalojnë në planin B.

Nuk dihet saktësisht se çfarë përmban tamam plani B, por nuk përjashtohen armët bërthamore, çka do ta fuste Europën në një rrezik të madh.

SHKARKO APP