Ambasadorja e SHBA takon Metën, Ramën dhe Bashën. Ja për çfarë kanë diskutuar

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot takime me Presidentin Ilir Meta, kreun e qeverisë Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Pas takimeve, Ambasadorja e SHBA ka dalë me një deklaratë ku vë theksin te ndihma ndërkombëtare për tërmetin, menaxhimin e fondeve dhe respektimin e institucioneve dhe proceseve demokratike.

Mesazhi i plotë i Ambasadores së SHBA, publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane:

“Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”.

Lexoni edhe…

Presidenti: Më 2 mars ftoj popullin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për çmontimin e grushtit të shtetit

“Rama është hartuesi dhe sponsori i Grushtit të Shtetit, por do marrë përgjigje, edhe për “gjysmëparlamentin” e tij”

Spiropali reagon në emër të Ramës për Presidentin e Republikës

Blushi i përgjigjet Spiropalit: Moj e çmendura E. edhe për grushtin e shtetit keni konsensus nga SHBA dhe BE?

Publikohet dokumenti i Helsinkit. Vasili: Qëndrim dinjitoz në mbrojtje të Kushtetutës

 

SHKARKO APP