Ambasadorja Kim takon Gjiknurin, Metën dhe Alibeaj

“Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”- shkruan Damian Gjiknuri, sekretar i përgjithshëm i PS.

Me pas ambasadorja amerikane ka takuar edhe kreun e PL, Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ambasadorja Kim ka gjetur pak minuta për të bërë një foto me Enkelejd Alibeaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?