Andi Bushati trazon LDK e Kosovës, kundërpërgjigjet Isa Mustafa

Një shkrim i Andi Bushatit ka trazuar Kosovën. Bushati shkruan ndër të tjera se “Prandaj, revoltë dhe rebelim të mbarë, sepse dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla, se sa e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës”.

Dhe më tej Bushati shkruan: “Pra, gjithëkush që është përfshirë në këtë ballo me maska, ju përshkruan ju si rrezikun më të madh, pasi do të fshehi krimin e vërtetë, ju etiketon si fajtorët kryesorë, pasi s’ka forcë morale, pavarësi intelektuale dhe ndershmëri financiare, për të vënë gishtin mbi djajtë realë.
Po për çfarë ju kërkojnë të heshni, të mos buçisni, të mos revoltoheni?
Duan që të rrini squk, kur vota popullore hidhet në koshin e plehrave.
Kur, e vetmja qeveri e porsa zgjedhur në glob, rrëzohet në kohë pandemie.
Kur, një parti, nxjer tjetër figurë për të mashtruar ekektoratin dhe pastaj rikthen të njëjtit pleq të pavotuar për të marrë vendimet.
Kur, që prej gushtit 2008 është gati plani për të coptuar Kosovën.
Kur, SHBA nuk e ka përgënjeshtruar kurrë doktrinën e saj për të përkrahur çdo marëveshje për të cilën dakordësohen palët.
Kur, Gjermania dhe shumë shtete të rajonit, kanë vënë alarmin për hapjen e kutisë së Pandorës.
Kur dëgjoni ambasadorin Grenell, që ka harruar të gjitha kushtet ndaj Vuçiçit, të mbysë me ultimatume Prishtinën.
Kur shikoni se si shndërrohet në gogol edhe pinjolli më i parëndësishëm i dinastisë Trump, për të ngjallur frikë dhe terror.
Po, për këto ju kërkojnë të mbyllni gojën dhe nëse nuk e bëni, jeni ose komunistë, ose fashistë, ose islamistë.
Nëse nuk duroni me nofullat shtrënguar, i kanë gati etiketimet për ti’u akuzuar qoftë si amerikanofobë, qoftë si homofobë”- thotë Bushati.

Nuk ka pritur dhe ka reaguar Kryetari i LDK, Isa Mustafa pas deklaratës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe analistit nga Tirana, Andi Bushati.
‘’Ku e kemi përgjegjësinë ndaj vendit, kombit dhe familjeve tona?’’, ka thënë Mustafa.
‘’Diskursi politik për gjak, tradhti, puç, grushtet, rezistencë, vëllavrasje, rebelim qytetar…, është kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm në Kosovë por edhe i disave nga Shqipëria.’’
‘’Për kënd destinohen të gjitha këto?! Për fëmijët tanë (edhe të tyre), familjet tona, vëllezërit dhe motrat tona. Shtetin tone! Shqipërinë!Nuk janë për këpurdhat, insektet, zvarranikët! Ata nuk flasin për filma, të cilët do ti shohim në tv, por për veprime ndjellakeqe të Pranverës Kosovare. Janë e njëjta kuzhinë që përkrahte gjakëderdhjen në Shqipëri në vitin 1997në emër të Revolucionit. Dallojnë vetëm mendjeikurit, si militantë partiak ose të ardhur rishtazi në një parti, që bëhen zëdhënës të së keqës’’

Mustafa drejton gishtin edhe nga këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti. Ai i akuzon ata se po duan të sjellin trazira në vend.
‘’Së bashku me këta, edhe disa këshilltarëve të Kryeministrit tonë të sjellur nga Shqipëria, por edhe disa analistëve e kolumbistëve, Kosova po iu duket vend për safari. Për gjueti në njerëz. Jo që këta po tregohen nën çdo nivel etik dhe njerëzor por hiq më larg nivelit të tyre nuk mbetet edhe ai që i solli këtu për ta disajnuar fatin e vendit tone me teori ekstreme të majta.’’, thotë Mustafa.
‘’Nuk është e vërtetë se Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat i zgjodhi populli. Asnjërin prej këtyre. Bash asnjërin! Populli zgjodhi deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët, si të vetmit kanë mandate burimor nga sovrani. Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin e kështu me radhë, i zgjodhi Kuvendi, ky apo ai i kaluari, mbi bazën e marrëveshjeve politike për koalicione.’, shton Mustafa.
‘’Ai që të zgjedh ka të drejtë edhe të të ç“zgjed, të të shkarkoj. Thirrja në popullin dhe imitimi i shenjëtorëve është manifestim i popullizmit dhe mungesë e vetëdijes dhe kulturës demokratike. Populli në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, përmes atyre që votuan, i besuan VV-së me çerekun e votave, (29 deputetë nga 120); LDK-së me çereku tjetër, (28 deputetë nga 120), kurse subjektet e tjera morën përkrahje për 63 deputetë. Këto janë vota nominale, sepse nuk votuan gjysma e qytetarëve. Prandaj duhet ta thërrasim mendjen, të sillemi urtë e të ecim përtoke. Askush s’ka marrë më shumë se çerekun e votave të atyre që kanë dalë në zgjedhje, ose më shumë sesa 1/8 e votave të qytetarëve me të drejtë vote. Rrjedhimisht askush s’mund të sillet si fitues absolut dhe askush s’mund të ushtroj pushtet absolut.’’, thotë tutje Mustafa duke përmendur zgjedhjet e 6 tetorit.

Por Andi Bushati shkruan edhe me shumë kundër grupit isamustafa-hashimthaci, duke u bërë thirrje për revoltë VV dhe kosovarëve të ndershëm:” Ju që keni parë shokët të bien në tokë nga plumbat, ju qe ende s’keni mbyllur plagën e gjetjes së vrasësve të tyre, ju që jeni mbytur nëpër burgje dhe që keni parë njerëzit tuaj më të dashur të prangosen duke protestuar kundër krimeve të pushtetit, as që doni ti’a dini për këto masturbime pseudo -intelektuale.
Ato as ju ndalin, as ju frikësojnë”- thotë Bushati që trazoi Kosovën.

SHKARKO APP