Anila Basha prezanton para Presidentit Duka dhe ministres Manastirliu projektet për futbollin e femrave

FSHF po punon përditë për futbollin e femrave. U prezantua projekti në Federatën Shqiptare të Futbollit, Rising Stars, duke paraqitur plane të zgjeruara për zhvillimin e futbollit për vajzat dhe gratë në tre vitet e ardhshme.
“Me kontributin dhe ekspertizën e çmuar të UEFA dhe FIFA, sot disponojmë një dokument ambicioz me afate konkrete që tregon rrugën drejt rritjes së qëndrueshme”- u tha nga Anila Basha.
Tani, për ta realizuar, nevojitet angazhimi dhe pasioni i drejtuesve të FSHF, së bashku me vullnetin e vendimmarrësve.
Kur u prezantua projekti ishin presidenti i FSHF, Armando Duka dhe ministrja e Sporteve Ogerta Manastiruliu. Ndërkohë Anila Basha që është anëtare e Komitetit Ekzekutiv në FSHF, e cila mbulon futbollin e femrave, foli për punën dhe projektet.
Qëkur e ka marrë Anila Basha këtë sektor në FSHF, futbolli i femrave po lulëzon.

SHKARKO APP