Apo fshihet numri real me koronavirus nga urdhërat e kryeministrit?

Kryeministri Rama tha në studion e emisionit “Opinion” se strategjia e ndjekur nga ekspertët shqiptarë për të menaxhuar situatën e koronavirusit, po jep rezultat. Në këtë mënyrë, Rama ka shpjeguar përse Shqipëria nuk kryen më shumë teste. Por pak më parë ish-kryeministri Berisha denoncoi se qeveria po fsheh me qëllim numrat real me korona virus dhe Rama e dinte që para kongresit të PS. Sipas ish-kryeministrit vetëm që kongresi të mos dështonte kryeministri Rama urdhëroi mbylljen e kësaj çështje. Po kështu Berisha theksoi se qeveria nuk bën testime masive pasi don të fsheh të vertetën. Po vdesin nga koronavirusi nëpër rrethe, por propoganda e kryeministrit nuk ia jep publikut, sqaroi Berisha.

Në studion e Klan, drejtuesi i emisionit, Fevziu e pyeti kryeministrin Rama pse nuk bëhen testime.

Le të shikojmë një fragment nga debati:

Fevziu: Kam frikë që po fshihet numri real, pse nuk bëni më shumë teste? Ka pretendime që po fshihet numri real? Dhe përse pengohen kompanitë private që mund të kryejnë teste?

Rama: “Së pari testet bëhen në laboratore të akredituar nga OBSH. Së dyti janë strategji dhe nuk mund të bëhen që hap sportele dhe bëjnë teste. Se thonë njerëzit teste, teste, teste. Rajoni i Lombardisë që është rajoni më i prekur se kudo tjetër ka bërë 12 mijë teste për 1 milionë banorë, ndërkohë që në Korenë e Jugut që ne e mbajmë si rast suksesi dhe është, ka 4450 teste për 1 milionë banorë, pra thuajse 1 të tretën e testeve. Shqipëria ka 97 teste për 1 milionë banorë që janë testime të bëra me strategji. Ne kemi bërë më pak testime dhe prandaj kemi më pak raste pozitive, nuk është e vërtetë. Dhe ndërkohë po të shikoni rezultatin se duket sikur po bëjë elozhe, por them që komiteti i ekspertëve tanë është fantastik dhe strategjia po na jep rezultat”- tha Rama.

Por ish-kryeministri Berisha deklaron se nuk po bëhen testime pasi ka numër të madh me koronavirus e mbetet kriminale kjo që bën qeveria, kurse kryeminstri Rama thotë se jemi shumë mirë duke luftuar kundër koronavirusit.

Cilin të besojmë?!

 

SHKARKO APP