Arben Ahmetaj përgenjështron lajmin se është arratisur në Dubai: Po, jam në hënë!

Sipas lajmeve mediatike dhe cituar nga ish-kryeministri Berisha ka udhëtuar nga Tirana drejt Londrës ku ishte në një vizitë Kryeministri Rama.

Berisha akuzon se janë takuar fshehur në Londër dhe se kanë bërë marrëveshje që ai të largohet nga Shqipëria në Dubai që të mos arrestohet nga SPAK-u. Dihet se Dubai nuk ekstradon asnjë person për llogari të shtetëve të tjera, aq me tepër për Arben Ahmetaj që ka lidhje në nivele të larta shtetrore në atë vend arab.

Në të vertetë në PS ka frikë të madhe nëse ndalohet Arben Ahmetaj, pasi ai nuk është Sajmir Tahiri apo Lefter Koka që pranuan burgun pa folur. Ahmetaj njihet për lidhje të forta ndërkombëtare dhe si zyrtar që ruan çdo dokument.

Në një lidhje me “KOHA JONE”, pas pyetjes që “A është e vertetë që jeni arratisur nga Shqipëria në Dubai?”, ish-zv/kryeministri Ahmetaj u përgjigje me ironi: “Po, kam ikur në Hënë!. Në Tiranë më keni dhe mos u ngutni se nuk kam asnjë shkelje ligjore me firmat e mija si zyrtar i shtetit shqiptar”.

Kaq tha Arben Ahmetaj, ndërkohë që duhet kontrolluar sistemi TIMS nëse ndodhet jashtë shtetit apo në Tiranë, siç ai pohoi duke qeshur./D.M./

SHKARKO APP