Artisti Robert Aliaj: Skandal publikimi i videos për Parashqevi Simakun, një turp i madh!
Artisti i njohur Robert Aliaj flet në news24 se ishte një turp, një skandal publikimi i videos për Parashqevi Simakun. Të gjithë u turren për ta publikuar atë vetëm që të merrnin vetëm like për vete dhe nuk kishin hallin e Parashqevisë.
Aliaj theksoi se disa personazhe të televizioneve shqiptare u shfaqen duke e shfrytëzuar këtë rast për të rritur shikimet për vete e jo për atë që i ka ndodhur artistes së njohur Parashqevi Simaku.
Artisti Robert Aliaj tha se ishte një ndjesi shumë e keqe ajo që ndjeu nga video e publikuar ku Parashqevia shfaqej në atë gjendje.
“E gjitha se si ndodhi dhe se si u përfshi media, se si të gjithë u përfshimë vetëm për disa pëlqime, ishte një video e dhunshme, ajo u turpërua, të gjitha i ndodhën”, tha Aliaj.
Ai u shpreh se në kohën e komunizmit Parashqevia ishte një këngëtare shumë e mirë. “Mënyra se si u përdhunua Parashqevia këtë rradhë, dhe më pas ajo dreka që filmoi çdo kafshatë që i dha ai personazhi. Një poshtërsi kaq e madhe, i dha bukën dhe e filmoi dhe më pas kemi turmat e injorantëve, që janë në një kohë zie, dhe është turp. Për të gjithë personat, vazhdon paturpësia”, tha Aliaj.
Ai u shpreh se ai personi që u shfaq duke i dhënë bukë është një sharlatan, që i filmoi çdo kafshatë bukë që i dha. “Pse nuk e mori një njeri në shtëpinë e vet, ta mbante me dinjitet. Jo e nxorën në atë formë, të palarë, edhe bukën ia dhanë ashtu”, tha Aliaj.
Ndërkohë pastori Akil Pano tha se jeta është e pamëshirshme me njerëzit. “Konkurenca për të bërë art në SHBA është e jashtëzakonshme. Mua mu përdhos miti kur pashë atë video që qarkulloi në fillim”, tha Pano.