Asgjë e re nga FRONTI I ZGJEDHJEVE!

Edhe 18 ditë dhe shqiptarët e Shqipërisë shkojn te kutitë e votimit, ndërkohë që shqiptarët e diasporës po votojnë ose në orët e fundit. PS dhe PD janë ngërthyer në akuza e shpoti të ndërsjellta, duke lenë disi në hije partitë e reja, që aspirojnë të marrin ndonjë deputet për në parlament.

PS ka slogan pasaportat europiane, kurse PD ulje taksash e tarifash.

Sondazhet në të gjitha televizionet ku janë transmetuar japin fitues Edi Ramën me një shkëputje të madhe me Berishën.

Në qoftë se PD në vitin 2005 kur erdhi në pushtet për të dytën herë kishte frymë, besim dhe popullaritet, tani pas 20 vitesh ka mbetur prapë me të njëjtin emër, Sali Berisha.

Premtohet, sajohet, intrigohet, por asgjë e re nuk duket në horizont prej opozitës kryesore.

Nëse opozita do të kishte dalë me emër kandidati për kryeministër, por jo me Berishën, atëhere Edi Rama do të ishte në dilema të mëdha për 11 majin.

Por për fatin e Ramës, prapë Berisha endërron kryeministër.

Ndaj asgjë e re nga Fronti i zgjedhjeve, sikurse në librin “Asgjë e re nga fronti i perendimit”!*

Shënim *: Ka një libër “Asgjë e re nga fronti i perendimit. I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore. Siç shkruan autori, kjo është një mënyrë e përsosur “për të rrëfyer një gjeneratë, që edhe nëse u shpëton granatave, shkatërrohet nga lufta”. Në vitin 1933, kur nazistët u ngjitën në pushtet, “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit”, u bë një nga librat e parë “të degjeneruar”, që u dogjën publikisht.

 

SHKARKO APP