“Asgjë s’i ndal shqiptarët”, opozita e bashkuar në protestën e 5-të kombëtare

Ditën e sotme opozita e bashkuar dhe qytetarët do të jenë sërish para kryeministrisë për protestuar. Por sot, ndryshe nga dita e shtunë, si të sillet policia, do sillen dhe protestuesit!

Protesta e 11 majit arriti kulmin e saj pikërisht në momentin e dhunimit të Sekretarit Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapit nga FNSH-ja, të cilët e shqyen me dhunë. Ndërsa kryeministri e quajti ngjarje të vogël, protestuesit sonte do t’i përgjigjen me të njëjtën egërsi policisë.

Pavarësisht dhunës policore në protestën e ditës së shtunë, prapë opozita duket e vendosur t’i shkojë deri në fund kauzës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në orët e mbrëmjes së të dielës kanë postuar në rrjetet sociale mesazhe të fuqishme për qytetarët dhe protestën që pritet sot. “Asnjë hap pas! #13Maj #18:30 #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se qytetarët nuk ka asgjë që t’i ndalë. ’13 maj ora 18.30. Të gjithë bashkë! Asnjë hap pas! #Shqipëriashtëpiajuaj?”,- shkruan Kryemadhi në postimin e saj në Facebook.

Ashtu si ajo e 11 majit, edhe protesta e sotme nis në ora 18:30. Priten zhvillime të reja sonte nga protesta. Sonte do ketë “armë” të reja para kryeministrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?