Ata që kërcënuan biznesmenin e njohur Pëllumb Salillari me 150 mijë euro gjobë, arrestohen nga policia
Pëllumb Salillari është një biznesmen i cili ka shumë vite që punon e investon, sidomos në fushën e infrastrukturës. Në të gjitha pushtetet e radhës ai ka parë punët e tij dhe nuk është zhytur si disa biznesmenë të tjerë, me politikë dhe afera politike.
Por siç kemi dëgjuar ka disa “të fortë” që vendosin gjoba ndaj biznesit. Por pak biznesmenë i drejtohen policisë, më mirë pranojnë të paguajnë dhe nuk bëjnë naze. Ndërkohë mësohet se mbrëmjen e 5 janarit 2023 rreth orës 22:30 të mbrëmjes në aplikacionin signal në telefonin e biznesmenit Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë ndërtuese salillari SHPK mbërriti një mesazh nga një kontakt me emrin ‘Edi’.
Sikurse rezulton nga dosja hetimore, Salillari i është pergjigjur pas disa minutash me fjalët ‘mire shef si jeni?’, duke treguar se e ka njohur dërguesin e atij mesazhi. Nga ana tjetër i shkruajnë ‘doja me të thënë dicka, por po i them dikujt tjetër’.
Sipas dosjes hetimore që e ka bërë publike News 24, në këtë moment këtu Pëllumb Salillari kupton se ishte ndonjë lojë dhe po e mashtronin. Për këtë arsye, vendosi të njoftonte policinë dhe të rrëfente gjithçka po i ndodhte. Nga hetimi rezultoi se shtetasit Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, të cilët ndodhen aktualisht nën masën e arrestit me burg, kishin mundur të ndërhynin në rrjetin Signal dhe të bënin të mundur që t’i shkruanin biznesmenit të njohur, mesazhe që atij i shfaqeshin me dërgues kontaktin me emrin ‘Edi’.
Në fakt bëhej fjalë për një numër anglez që personat e përdornin për të zhvatur para nga biznesmenë të ndryshëm. Policia i kërkoi Sallillarit të vijonte bisedën dhe të linte takim me personat që i shkruanin.
Salillari i shkruan më tej tekstshkruesit: Më thuaj të lutem pa problem.
Personi i shkruan: Ia jep dot robit 150 000 euro dhe rregullohemi.
Për të bërë të mundur arrestimin e mashtruesve Salillari udhëzohet të lërë takim me ta. Me vendim të prokurorisë, u tërhoq nga llogaria e Ministrisë së Brendshme shuma prej 150 000 eurosh, brenda së cilës u vendos GPS, për ta gjurmuar.
Në momentin e takimit, sikurse ishte lënë mes palëve, mbërrin një person në banesën e Salillarit dhe merr lekët. Në momentin kur të dyshuarit po largoheshin policia ndërhyri dhe bëri arrestimin.
Më pas gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën shuma të konsiderueshme parash mbi 120 000 euro të dyshuarit nuk i justifikojnë dot dhe ka dyshime se këtë aktivitet kriminal e kanë kryer edhe ne raste të tjera.