Lulzim Basha:30 qershori tregoi se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu, deklaroi se farsa e 30 qershorit u dënua dhe nga OSBE/ODIHR.

”Marrëzia e 30 qershorit tregoi se çfarë është i gatshëm të bëjë Edi Rama për pushtetin e tij. 85% e shqiptarëve refuzuan regjimin e krimit dhe grabitjes, 85% e shqiptarëve dje refuzuan Edi Ramën dhe treguan se e duan ndryshimin. Farsa dështoi, PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori.Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori”,- deklaroi Lulzim Basha.

Në deklaratën për mediat, kreu i PD-së deklaroi se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje dhe as zgjidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“30 qershori tregoi se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Qëndrimi ynë do të jetë më i fortë dhe më i vendosur, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje pa dënuar krimet”,- deklaroi Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasditen e sotme, Basha zhvilloi një takim me aleatët ndërsa pritet që të zbulohet edhe vendimi i opozitës për aksionin në vijim kundër qeverisë.

Kreu i PD, deklaroi se votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë. Ai renditi dhe problemet kryesore që vuri në dukje raporti i OSBE/ODIHR.

“Sot OSBE-ODIHR dha gjetjet paraprake:

  • 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë
  • Votime pa zgjedhje
  • Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve
  • Mos funksionim gjykatash
  • Vendime të gabuara të KQZ-së
  • Marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze“,- tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?