Kreu i PD-së Lul Basha:88 milionë dollarë morën 11 firmat e Edi Ramës
Ekonomia ishte kryefjala e një bashkëbisedime të Lulzim Bashës me gazetarët dhe është e qartë që opozita ka një kendvështrim krejt të kundërt nga ai i Kryeministri Edi Rama për gjendjen ekonomike në vend dhe për këtë ajo jep edhe arsyet e saj.
Qëllimin e bashbisedimit Basha e sqaroi që në filli, së pari të tregojë sesi, sipas tij, janë vjedhur 2.2 miliardë euro në dy vite qeverisje të maxhorancës dhe së dyti t’u shpjegojë shqiptarëve sesi dilet nga ajo që e quajti mjerim ekonomik.
“2.2 mld euro janë vjedhur në dy vite, në 2014 dhe në2015. Pjesa e luanit vjen nga abuzimi në Dogana e Tatime”, tha Basha, që e argumentoi këtë duke thënë se pavarësisht rritjes së taksave dhe tarifave doganore, sërish buxhetit i mungojnë 400 milionë euro më pak.
“Spikat në volumin e saj e dyta në abuzimin, plot 500 mln euro, që mendojeni vetë se çfarë mund të bëhej me to”, deklaroi ai.
Të tretën Partia Demokratike radhit prokurimet, ku jo rrallëherë ka akuzuar Qeverinë për korrupsion dhe abuzime.
“Një e treta e prokurimeve janë të drejtpërdrejta, pra nuk ka garë dhe shërbimin me çmimin më të lartë e vendos Edi Rama, para që shkojnë tek njerëzit që Edi Rama u jep tenderat dhe prokurimet, para që shkojnë për luks, ndërsa njerëzit kridhen në mjerim”, u shpreh Basha.
Investimet për luksin e qeveritarëve, Lulzim Basha e quajti skemë për të vjedhur taksat e shqiptarëve. Në total, sipas Bashës, sot janë 88 milionë dollarë që janë përfituar nga një rreth i ngushtë njerëzish të afërt me Kryeministrin, që duke u shtuar edhe 90 milionë dollarë shpenzime luksi, sipas opozitës, do të mjaftonin për hapjen e 25 mijë vendeve të reja të punës.
Basha shtoi se PD ka një plan solid për nxjerrjen e vendit nga kriza, të cilin, siç tha ai, do ta realizojë: “Duke vendosur një taksim të ndershëm dhe duke vendosur procedura prokurimi dhe subvencionimi transparente do t’u kthejmë taksapaguesve 150 milionë euro çdo vit, në funksion të politikave që hapin vende pune, që shtojnë aktivitetin industrial dhe punësojnë rininë shqiptare”.
Kryetari i opozitës paralajmëroi se, nga dita e nesërme do të denoncohen me shifra dhe emra oligarkët që kanë vjedhur shqiptarët, me bekimin e kryeministrit.
Shefi i opozitës ka paraqitur sot listën e klientëve të Ramës dhe shumat shtetërore që kanë përfituar ata nga tenderat dhe prokurimet. Sipas Bashës 1/3 e prokurimeve bëhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe pa tendera. Ja sa kanë fituar klientët e Ramës
Kompanitë e denoncuara nga Basha
Alto Impeks, 1.4 miliard lekë, e zotëron nipi i Sadri Abazit, Arbër Abazi.
Atelier 4 pronë e klientëve të Ramës, Shkreli- Eftimi 267 milion lekë.
Clasic e Agron Papulit ka fituar 595 milion lekë tendera.
Eurocol e Carapulit me vlerë 18 miliard lekë.
Eurogjici në pronësi të Safet Gjicit 7.8 miliard lekë.
Fastek e Ilir Beqjes fiton 752 milion lekë.
Ndreu Security e Pjerin Ndreut 916 milion lekë.
Market Distribution e Vilma Nushit 316 milion lekë.
Omega Farma ka marrë 830 milion lekë.
Në total 88 milion USD e shqiptarëve të marra nga këto 11 firma