Basha fton qytetarët në protestën e 8 korrikut: Asnjë hap pas, Rama ik!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur sot thirrjen, drejtuar qytetarëve shqiptarë, për t’u mbledhur të gjithë në një protestë kombëtare më 8 korrik në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Basha shkruan në Fb krahas kësaj videoje: “Të hënën 8 korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë. Asnjë hap pas! Rama ik!” përfundon Basha.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Të hënën #8korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk