Basha: Kokaina nuk vinte në Shqipëri pa mbrojtjen politike të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sot Edi Ramën si kryeministrin që hapi portet e vendit për drogën e karteleve kolumbiane. Në një konferencë për mediat nga selia e PD, Basha deklaroi se vendi është në kaos dhe kriminaliteti po njeh nivelet më të larta.

Kreu i PD-së u shpreh se 613 kilogramë kokainë që u kapën në Maminas të Durrësit nuk mund të vinin në Shqipëri pa një garanci politike. Ai tha se garancia e krimit është qeveria “Rama” e cila e ktheu vendin në një zonë krimi për gjithë rajonin dhe Europën.

Nga hashashi krimi kaloi te kokaina. Kokaina nuk vinte në Shqipëri pa mbrojtjen politike të Ramës”,- u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kreut të PD-së, i vetmi investim që është bërë këto vite në Shqipëri janë paratë e hashashit dhe të kokainës. Ai deklaroi se edhe ndërtimet që po kryhen në Tiranë, në pallate shumëkatëshe, janë pjesë e skemës së pastrimit të parave të drogës. Ndërkohë që nuk dha emra se kush janë biznesmenët që po kryejnë pastrimin e parave të drogës në vend dhe konkretisht në kryeqytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Financohet nga paraja e zezë dhe droga. Në vend të investimeve të huaja kemi drogë të huaj. Rama do të krijojë idenë sikur ka hequr dorë nga krimi. E njëjta skemë që përdori për të na bindur që në Shqipëri s’ka drogë, siç donte të na bindte se ministri Tahiri ishte ministri më i mirë. Ata që e sollën krimin nuk mund ta luftojnë atë. Sa kohë që Rama do jetë në pushtet nuk do të ketë drejtësi. Tahiri do të jetë i paprekshëm, Vangjush Dako i pakapshëm, sa ai është në pushtet do kapen veç shoferë jo kokat e krimit”, u shpreh Lulzim Basha në një konferencë për gazetarët.” u shpreh Basha

Kreu i PD-së akuzoi dhe qeverinë për situatën e krimit në vend. Vetëm gjatë ditës së djeshme në, Tiranë, Fier dhe Lushnje ndodhën  4 grabitje dhe një person humbi jetën në përballje me personat e armatosur.

Sipas Lulzim Bashës kjo situatë vjen për shkak të problemeve që ka sjellë kanabisit dhe bandat kriminale që lulëzuan vitet e fundit.

Kreu i PD-së, Basha akuzoi Edi Ramën për mbështetje politike ndaj trafikanteve. Ndërkohë ish-kryeministri Berisha, në një reagim ditën e sotme, e akuzon kryeministrin jo vetëm për mbështetje politike, por edhe përfshirje direke në pazaret e drogës dhe kokainën që u kap së fundi në Maminas të Durrësit.

VIDEO/DEKLARATA E KREUT TË PD, LULZIM BASHA

https://www.facebook.com/kohajone/videos/790075344515338/

LEXONI DHE:

Berisha akuzon Olsi Ramën dhe Edi Ramën për kokainën kolumbiane

Iku kanabisi, vjen kokaina!

Kokaina u kap nga DEA. Labratorët e drogës janë në Shqipëri

Si mund të nisej 180 milionë euro kokainë pa garancinë e një pushtetari?!

Nishani: Siguria  në rrezik. Mafia kapi Shqipërinë

“Do kemi vrasje mafioze pas kapjes së kokainës”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?