Basha thirrje qytetarëve për protestën e 8 korrikut: Bashkë kundër diktaturës së krimit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të bashkohen për protestën e nesërme në orën 20:00, si njerëz të lirë.
Në një reagim në Facebook, Basha u bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen kundër asaj që ai e quan diktaturën e krimit dhe në mbrojtje të lirisë, ndërsa siguron se nuk do të ketë asnjë hap pas.
“Nesër më 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/348218569436430/?t=0