Basha tregon pikat e dobëta të planit të qeverisë për ndihmën

Kryetari Basha ishte i ftuar mbrëmë në emisionin Tempora të Sonila Meços, ku tregoi se çfarë qendrimi do të mbajë sot opozita në mbledhjen e Këshillit të Digurisë Kombëtare. Zoti Basha u fokusua tek pamjaftueshmëria e planit të qeverisë, i cili përfshin vetëm 1/3-ën e të vetëpunësuarve dhe lë pa ndihmë 35-50 të punësuar në bizneset e vogla të mbyllura. Plani nuk ndihmon mijëra qytetarë të paregjistruar si të papunë, megjithëse jetojnë në varfëri ekstreme. Basha thotë se buxheti ka para, por qeveria është e pritur të paguajë 4 klientë të saj më 22 milionë euro, në vend të mijëra shqiptarëve në vështirësi.

Pyetje: Do të zhvillohet mbledhja e Keshillit të Sigurisë o jeni pergjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të republikës. Çfarë prisni, çfarë vendimesh mund të merren në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?

Basha: Është paraqitur rendi i ditës për raportimet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nuk është hera e parë që kryetari i opozitës ftohet të marrë pjesë në një mbledhje të tillë. Natyrisht, secili do të paraqesë propozimet në emër të institucionit qe përfaqëson. Unë e kam pranuar këtë ftesë në emër të opozitës së bashkuar për të vijuar me ato që kemi bërë gjithë këto ditë, gjithë këto javë, duke dhënë kontributin tonë maksimal për kapërcimin e kësaj situate të vështirë për të gjithë qytetarët.

Pyetje: Zoti Rama doli dhe deklaroi 7 pikat e qeverisë së tij për përballimin e situatës, edhe disa pika të tjera, “do të paguaj me dyfishin e rrogës të vetëpunësuarit mujore, do të dyfishojë pagesën mujore për të papunët dhe ndihmës ekonomike”. Pra është pasuruar ajo paketë me 7 pika. Çfarë mendoni?

Lulzim Basha: Së pari, dua të them se është një hap i parë i mirë të cilin e përshëndes, por që është një hap i pamjaftueshëm. Prej dy javësh i kemi kërkuar qeverisë të veprojë pa hezitim dhe pa pengesë. Pse i kemi kërkuar të veprojë pa vonesë?! Sepse çdo ditë që kalon bëhet fjalë për dhjetëra mijëra biznese të mbyllura. Kemi një rënie në pikiatë të konsumit gjë që përkeqëson shëndetin e ekonomisë dhe përçon efektin e sëmundjes së ekonomisë tek çdo familje, dëmton ekonominë kombëtare, ekonominë familjare, ul të ardhurat, rrënon bizneset. Më në fund paketa ka ardhur, por është e paplotë. E mirëpres hapin e parë për ndihmën ekonomike për afro 30 mijë familje. Ekzaktësisht llogaria që kryeminsitri ka bërë me dije janë 30200 të vetëpunësuarit e biznesit të vogël. Por, nëse kjo ndihmë nuk u shkon në llogari 30200 familjeve në fund të muajit, atëherë ka shumë gjasa që të mos kenë asnjë mundësi për t’ia dalë. U deklarua të enjten, po detajohet sot ditën e martë, Ndaj duhet që sa më shpejt këto para të përfundojnë tek këto familje. Sepse e shoh shumë të vështirë me kapacitetet që po punohet tani, nëse do të realizohet apo ajo, sepse nuk e dimë kush janë këto 30200, ndërkohë që numri I bizneseve që janë mbyllur është shumë i madh. Si do detajohen? Kush do të përfitojë? Pse nuk do përfitojnë të tjerët? Këto janë çështje të cilave duhet t’i japë përgjigje sa më shpejt qeveria. Kjo ka qenë arsyeja e propozimit të kësaj mase një javë me parë. Sepse çdo ditë që kalon shënon një thellim të gropës ekonomike. Ju thashë, hapi i parë është tërësisht i pamjaftueshëm. Janë afro 90 mijë biznese të vogla dhe të gjitha janë biznese familjare. Duke qenë se qeveria ka vendosur të kompensojë vetëm 1/3 e tyre duhet të këtë një arsye përse ka vendosur të kompensojë vetëm 1/3 e tyre. Sonte nuk dua të paragjykoj pse ka vendosur të kompensojë 1 në 3. Por sonte dua të përsëris thirrjen ta bëjë transparente arsyen. Pse ka vendosur të kompensojë vetëm 1/3 biznese? Sipas llogarive tona dhe kontakteve me shoqatat e biznesit dhe përfaqësuesit e tyre kemi midis 65-80 mijë biznese të mbyllura, pa asnjë aktivitet si pasojë e masave të marra nga epidemia. Në rastin më të mirë janë edhe 35 mijë që janë pa asnjë të ardhur nga kjo masë. Në rastin më të keq edhe 50 mijë të tjerë, po flas këtu vetëm për të vetëpunësuarit. Ndaj duhet urgjentisht të bëjë publik planin që qeveria ka për këto familje. Po kaq e rëndësishme është të shpallet ndihma për të punësuarit në këto biznese, sepse po të keni parasysh edhe një kafe lagjeje përvecc pronarit ka të punësuar dy tre persona të tjerë që do të marrin rrogën. Edhe ato janë familjarë, përfaqësojnë familje. Cfarë do të ndodhë me ta. Përfaqësojnë 100 mijë, dhënia e një page minimale është po kaq humanitare dhe ligjore. Shuma totale që ka vënë për këtë kategori është 12.5 milionë euro. Ndërkohë që vetëm javën që shkoi në një ditë i është paguar 4 vetave 22 milionë euro. Këto janë masa emergjente që duheshin marrë dje, përndryshe sot është shumë vonë. Duhet të merren sot sepse nesër është shumë vonë. Muaj mars po mbyllet dhe këto familje nuk dinë fatin e tyre. Kuptuam që 30200 do të përfitojnë, duhet të dimë se çfarë do të ndodhë me të tjerët. Ky është shqetësimi për pjesën e planit që është shpallur sot. Kush janë këto që përfitojnë.
Dyfishimi I masës ekonomike,. E përshëndës, ccfarë parashikon ky plan për ata që i kanë nxjerrë nga ndihma ekonomike, që nuk kanë asnjë ndihmë, 50 mijë familje që I kanë nxjerrë nga ndihma ekonomike në 7 vitet e fundit, 300 mijë shqipatrë që jetojnë me një vakt para koronavirusit. Masa e shapllur nga qeveria është e pamjaftueshme. Shpreh shqetësimin real të tyre.
Papunësia. Me pagësën e papunësisë sot trajtohen 2600 persona. Dyfishimi i pagesës së papunëisë është në rregull, po mijëra të papunë të tjerë të cilëve u shtohen edhe shumë prej krizës së COVID-it? Do të përfitojnë edhe ata njësoj, si 2600 personat që kanë pagesë papunësie? Pra, këto janë disa prej çështjeve që kanë mbetur pa përgjigje dhe për të cilat duhet të kemi urgjentisht përgjigje. Bëhet fjalë jo për dhjetëra, por për qindra mijëra qytetarë të tjerë në nevojë, për të cilët, me aq sa është shprehur sot kryeministri, kjo paketë nuk ka përgjigje. Shuma totale e vënë në dispozicion është e pamjaftueshme. Buxheti ka rezerva të mëdha që duhen shtrydhur dhe duhen vënë në dispozicion të këtyre njerëzve. Asnjë qindarkë nuk duhet të shkojë në asnjë shpenzim, në asnjë transfertë tjetër thesari. Të gjitha duhet të dedikohen në këto drejtime. Po të bëhrt kështu, atëherë të gjitha kategoritë që unë përmenda dhe nuk trajtohen nga paketa sot, do të kenë minimumin jetik. Do t’i sjellë kjo kosto buxhetit afro 90 milionë euro në muaj, sipas llogaritjeve të ekspertëve tanë, të cilët kanë evidentuar një shumë prej 260 milionë eurosh sot në buxhet, që është lehtësisht e rialokueshme, pa shkaktuar stres dhe probleme askujt.

SHKARKO APP