Ben Blushi: Duhet dhe do ta rrëzojmë Edi Ramën dhe bandën e tij kriminale

Deputeti Ben Blushi u shpreh sot se “Edi Rama dhe banda e tij kriminale e cila qeverisë Shqipërinë duhet dhe do të rrezohet nga pushteti, pasi nuk ka asnjë lidhje me të majtën dhe me interesat e shqiptarëve”.

“PS-në,- sipas Blushit,- e ka përlarë një bandë kriminale dhe po e shkatërron këtë pasuri politike të shqiptarëve”.

Blushi thotë se do të filloj turin nëpër Shqipëri dhe ditën e diele do të jetë në Peshkopi për të zhvilluar takime me njerëzit.

Ai shpreson se ndërgjegjja qytetare është më e forte se ofertat dhe pazaret e kësaj klike të Ramës, ndaj tregon për “Koha Jonë” se do shkojë “qytet më qytet, fshat me fshat, kudo ku ka njerëz për të shpjeguar se Shqipëria nuk meriton këtë klike uzurpuesish dhe trafikantësh, nuk meriton as Berishën e falangat e tij, por do një administrim tjetër të pushtetit”.

SHKARKO APP