Ben Blushi: Mos krahasoni Kosovën me Palestinën!

Nga Ben Blushi

( Ky status i Blushit është publikuar pas shkrimit të tij “PSE NUK DUHET NJOHUR PALESTINA”)

Lexoj shumë komente që krahasojnë Kosoven me Palestinen çka është shumë e gabuar dhe ja përse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosovarët nuk bënë në asnjë moment atë që po bëjnë palestinezët. Kosovaret nuk krijuan një organizatë terroriste si Hamasi. Ata krijuan UÇK për tu mbrojtur nga dhuna e paramilitarëve serbë në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

UÇK nuk u fut asnjëherë në territorin e Serbisë duke vrarë femijë, duke perdhunuar gra dhe duke i prerë koken burrave të pambrojtur.

Në të kundert militantët e Hamasit vranë 1200 veta që po kercenin në një koncert në 7 tetor 2023 dhe moren 250 pengje nga te cilat shumë vdiqen barbarisht dhe 52 ende nuk janë kthyer.

Nëse UÇK do ishte sjellë si Hamasi Kosova nuk do ishte bërë kurrë shtet.

Ky është ndryshimi i madh dhe prandaj palestinezët që ushqejnë dhe mbrojnë Hamasin nuk e meritojnë të kenë shtet sepse nuk janë ndarë ende nga dhuna dhe barbaria.

Dhe duhet ta dini se represioni serb në Kosovë dhe masakrat e viteve 1912-1913 kanë qenë të llahtarshme dhe të pakrahasueshme me atë që po ndodh në Gaza.

Prandaj mos e krahasoni Kosoven me Palestinen dhe kosovarët me palestinezët.

Edhe diçka. Kosovarët ishin dhe janë në tokat e tyre. Palestinezet arabë kanë ardhur aty pas viteve 700.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?