Blushi: S’ bëhem pjesë e lavatriçes me kanabistët, mediokrët dhe rilindasit
Deputeti Ben Blushi thotë se nuk mund të ishte pjesë e kryesisë PS të cilën e quajti kryesi e rilindjes, lavatriçe e mediokritetit ku as socialistët e vërtetë si Arta Dade dhe Namik Dokle u tërhoqën
“Sigurisht në çdo rast nuk mund të isha pjesë e kësaj kryesie e cila nuk është e PS por e rilindjes, një lavatriçe mediokriteti. Nëse doni të kuptoni kush janë anëtarët e kryesisë janë rilindistët
Gjithashtu Blushi tha se nuk do të votonte: “ Për këtë të votosh për rojet e spitalit, për këta që ndriçojnë kulla e bëjnë sheshe publike me pllaka majolike. Nuk mund të votoj për ata që duan të mbushin Shqipërinë me kanabis. Nuk mund të votoj për kanabistët rilindasit dhe mediokrët. Ka akoma kriminelë në këtë Asamble, nuk kanë dalë. Kjo është një nga shakatë”.
Pyesin gazetarët: Emrat?
Ben Blushi “Shkoni merrni në referencë çfarë tha ambasada amerikane. Palë me krimin. A dini ndonjë kriminel që humbi vendin e punës? Kryetar bashkie, jo? Deputet jo? Po futen në Asamble!