Benet Beci-surpriza e këtyre zgjedhjeve
Benet Beci është deputet i PS për Shkodrën. Ai ka qenë me vite drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) që në kohën e Berishës kryeministër. Edhe në vitet e Edi Ramës si kryeministër, Benet Beci ishte në FSHZH.
Ai drejtoi një Fondacion që në bashkëpunim me Bankën Botërore, BERZH,etj investuan në qindra e qindra kilometra rrugë në fshatra etj. Por jo vetëm në rrugë.
Tashmë ai përflitet se do të jetë kandidat për kryetar Bashkie në Shkodër. Që të fitosh Shkodrën duhet punë e dinjitet, por edhe njohje e besim nga qytetarët shkodranë.
32 vite Shkodra drejtohet nga të djathtët, ndërsa me 14 maj me kandidimin e Benet Becit shanset janë që Benet Beci ta fitojë Shkodrën. Përveç votave të PS, mbështetjes së hapur të kryeministrit, votave të deputetit Agron Çela, votave të shumta të Tom Doshit; deputeti Beci ka njohje dhe popullaritet te e djathta në krejt Shkodrën.
Tu fitosh zemrën shkodranëve duhet përulësi, burrëri por edhe të jesh miqësor e punëtorë. Edhe batutat duhet ti njohësh dhe pranosh, sikurse edhe ti tregosh!
14 maji nuk besohet se do të ketë surpriza të forta në bashkitë e mëdha të vendit, përjashtuar bashkinë e Shkodrës, ku Benet Beci mund ta marrë kalanë e paprekur prej 32 vitëve të së djathtës.
Benet Beci do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve vendore.