Berisha insiston: Do të dorëzojmë dokumentat për regjistrim si PD në KQZ!

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi grupin parlamentar se nesër do të dorëzohen në KQZ, dokumentet për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit.

“Është arritur në përfundimin që vendimi i gjykatës së Apelit është një histori turpi që s’mund të pranohet kurrë. Ndaj sapo të zbardhet, ne do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Do bëjmë rekurs sepse që nga Roma antike deri më sot, ku ka sunduar ligji, kurrë nuk është bërë palë në një gjyq ai që nuk ka qenë palë, dhe ai që në sallë të gjyqit tha se nuk është palë. Palë u bë Rama dhe Lira Kokona.

Nesër do dorëzojmë dokumentet tona. Kodi zgjedhor, në nenin 64 mos gaboj, pika 2/b përcakton që partia politike të regjistrohet, që të jetë emri i kryetarit të partisë, adresa dhe gjithçka tjetër dhe deklaratën se nuk do blejë vota. Nuk parashikon kur kryetari është i blerë vetë”- tha Berisha.

Por, po nesër edhe PD e Enkelejd Alibeajt dorëzon regjistrimin për në KQZ.

Po cilën parti do të regjistrojë Ilirjan Celibashi, kryetari i KQZ? Gjasat janë se Berisha nuk regjistrohet, nisur nga Apeli dhe nga gjithë kulisat që po luhen kundër Berishës edhe nga ndërkombëtarët.

Megjithatë mbetet të pritet të shikojmë vendimin e KQZ.

SHKARKO APP