Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve të mbledhur përballë kryeministrisë. Berisha tha se ky është një cunam popullor i revolucionit demokratik, për të cilin tha se do bëjnë çdo sakrificë që të triumfojë.

“Qytetarë të pranishëm më këtë cunam popullor të revolucionit demokratik, që keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të siparit të revolucionit të përmbysjes së monizmit të dytë në vend.

Do ta nis me një shprehje të George Orwell, i cili shkruan se është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre, pra qëllimi themelor i këtij revolucioni që nis sot, është të mbrojmë të vërtetat, por do të bëjmë çdo sakrificë, çdo përpjekje që ato të triumfojnë, rroftë fitorja!”, tha Berisha.

Me pas Berisha tha se Edi Rama tradhtoi aleatin kryesor të Shqipërisë, SHBA, duke iu korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI për interesa personale politike.

Shqipëria njihet nga mbarë bota si vendi me kryeministrin me këpucë të bardha që vjedh vendin e tij.

Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit për këto që ke bërë dhe i kujtoi atij se ato tanke dhe autoblinda që ke vendosur në Surrel largoji dhe më mirë nisja Ukrainës.

SHKARKO APP