Berisha: Kryeministri nën hetim nga FBI. Kundërpërgjigjet mazhoranca: Nuk ka hetim për Ramën
Kryesore E Hënë, 30 Janar 2023 18:21
Sali Berisha insiston se kryeministri Rama është nën hetim nga FBI se si korruptoi ish-zyrtarin e lartë të hetimit amerikan.
“Edi Rama është në hetim të plotë nga FBI për korruptimin e McGonigal nga Rama-Neza.
Ate nuk e mbron dot më askush!
Të dashur miq, të gjithë ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është në hetim, mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt!
Dhe njëherë i bëj thirrje Edi Ramës, largohu! Jep dorëheqjen bashkë me kabinetin tënd të kalbur!”- shkruan Berisha.
Ndërkohë nga mazhoranca mohojnë që kryeministri të jetë nën hetim nga amerikanët.