Berisha: Larg duart nga Porti i Durrësit. Protesta të pandalshme para zyrave te Mohamed Alabbar te “Air Albania”
Kryesore E Shtunë, 11 Mars 2023 08:42
Sali Berisha shkruan: Larg duart nga Porti i Durrësit.
Të rinjtë dhe shoqeria civile mbrojnë me guxim portin e Durrësit! Ata përballen me sipërmarrësin e Edi Ramës nga Emiratet, Alabbar: Po grabit pasuritë tona, ishte mesazhi i tyre për të!
Nuk do ti lejojmë ta grabisin Portin tonë strategjik për Shqipërinë.
Qytetarë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile protestuan pasditen e djeshme protestuan para zyrave të Mohamed Alabbar te “Air Albania”, ku biznesmeni arab po prezantonte projektin te një grup artistësh dhe përfaqësuesish të qeverisë.
Aktivisti Aulon Kalaja i bëri thirrje Alabbar të tërhiqet nga projekti i cili sipas tij përbën aferë korruptive.
Përveçse potencial ekonomik, Kalaja tha gjithashtu se Porti i Durrësit është edhe element identitar që e bën Durrësin dhe vendin perëndimor dhe europian.
“Këta grup të rinjsh janë nga Durrësi përgjithësisht të cilët shprehin kundërshtimin e tyre për projektin e Portit të Durrësit. Kemi bërë disa fletëpalosje të cilat ia kemi shprëndarë çdo artisti që është në takimin e qeverisë. Një fletëpalosje ia kemi dhuruar edhe zotit Alabbar i cili është personi kryesor në lidhje me aferën korruptive sipas nesh që po ndodh në Portin e Durrësit”, tha Kalaja.
Aktivistët shpërndanë fletëpalosje me 5 pika ku renditen arsyet pse Porti i Durrësit duhet të mbrohet nga kërcënimi i projektit të Ramës dhe Alabbar.
– Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe Porti i Durrësit përbën prioritet ndërkombëtar për sigurinë e aleatëve strategjikë.
– Porti i Durrësit është pika strategjike për Korridorin VIII për investimet strategjike të Shqipërisë si hekurudha për kalimin e mallrave nga lindja drejt perëndimit.
– Porti i Durrësit është i vetmi port në Shqipëri që garanton ardhjen e mallrave nga vendet e perëndimit.
– Porti i Durrësit krahas aeroportit Nënë Tereza është pika strategjike e turizmit në Shqipëri ku konkurron Monakon dhe Dubain për shkak të pozicionit strategjik lindje-perëndim.
– Ne mendojmë që Port i Durrësit është motori i ekonomisë së Durrësit.
Teksa protestuesit i kërkon të hiqte dorë nga grabitja e Portit të Durrësit, biznesmeni Alabbar ka dalë nga zyra e tij dhe ka ndërprerë protestuesit duke tentuar ta kalojë me batuta aferën e Portit, duke iu ofruar kafe, çaj dhe ujë protestuesve.
“Kishim një ndërprerje nga Alabbar, me sa duket është i shqetësuar nga prezenca jonë. Ne nuk shitemi as me kafe, as me ujë, e kemi zakon ta mirëpresim mikun në Shqipëri, por nuk është i mirëpritur në Portin e Durrësit për të na grabitur një nga pasuritë që na bën ne perëndimor”, u shpreh Kalaja.
Të rinjtë e protestës thanë se nuk tërhiqemi nga protesta, bile do ta rrethojmë me turma që të mos hyjë brenda në zyrat e tij.
Ndërkohë duhet që policia të krijojë siguri fizike për stafin e Mohamed Alabbar, sepse shembujt ndaj biznesit të huaj në Shqipëri nuk janë pozitive ndër vite.