Berisha sulmon Ramën: Kryeministri po fsheh numrin e të vdekurve nga koronavirusi

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sonte në emisionin “Zonë e Lirë” te Arian Çani se qeveria po fsheh numrin e viktimave nga koronavirusi. Kjo mbetet akuzë shumë e rëndë e Berishës.

Berisha u shpreh se mungesa e testimeve është pjesë e planit për të fshehur atë që ndodh nëpër rrethet e vendit. Ka të vdekur nëpër rrethe që po vdesin nga koronavirusi, por nuk regjistrohen si të tillë, sepse Rama do të mburret se nuk kam shumë vdekje.

Sipas Berishës një sërë spitalesh publike kanë kapacitete për të bërë testime. I pyetur nga Çani se çdo të bëje ndryshe nga kryeministri Rama po të ishe kryeministër, Berisha tha:

“Lidhur me epideminë do të kërkoja dhe të motivoja në zbatimin e rregullave, por të mos i tmerroja kurrë qytetarët. Do të vendosja orare që nuk krijojnë grumbullime. Pa përjashtim. Spitalet private dhe qendrat tjera shëndetsore do ti autorizoja të bënin testime, pse sa më shumë testime aq më mirë. Shqiptarët duhet ta dinë se testimet mund të bëhen te Spitali Publik i Shkodrës, Durrësit, i Vlorës dhe Korçës. Është një mashtrim me çizme ajo që thotë Rama se nuk kanë çertifikimin e OBSH-së. Është gënjeshtër e paskrupullt, sepse nuk i lejon për testime sepse synon të kontrollojë numrin e testimëve dhe numrin e vdekjeve. Do të mobilizoja të gjithë potencialin e shtetit për të përballuar koronavirusin. Mobilizimi i sektorit publik dhe i shtetit është vendimtar për ta mposhtur këtë epidemi. Kryepidiomologu ka vendosur ish-kunatën si zëvendëse. Ky është është skenar oruellian. Ka përcaktuar që duhen bërë testime vetëm për diagnozë. Ky është xhahilllëk. Nëse ti mohon depistimin, ti kërkon të lësh shoqërinë tënde në errësinë e epidemisë”,- tha Berisha.

Pas akuzës së fortë te ish-kryeministrit Berisha pritet përgjigja e kryeministrit Rama.

SHKARKO APP