Berisha, thirrje popullit: Të ngrihemi kundër regjimit të Edi Ramës, gati për protesta

Ish-kryeministri Berisha, më në fund, i bëri thirrje popullit shqiptar të bashkohemi në një FRON TE MADH OPOZITAR kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama.

Berisha theksoi se Edi Rama ka marrë gjithçka nën kontroll, nuk ka më asnjë pushtet jashtë pushtetit të tij, së fundmi mori edhe presidencën.

Bordet, paratë publike, pasuritë, etj po jepen njerëzve afër qeverisë dhe oligarkëve të lidhur me pushtetin e kryeministrit, shtoi kryetari i PD-së.

“Këtë betejë Sali Berisha nuk e ka nisur me asnjë përkrahje të askujt përveç shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë ndihem më i motivuar se kurrë nga mbështetja e shqiptarëve. Ju besoj jeni dëshmitarë të kësaj’, tha ai.

Me tej Berisha deklaroi se “Soros nëpërmjet deklaratave të njerëzve të tij përligji grabitjen e votës në zgjedhjet e fundit dhe ndërhyri në politikën e brendshme të vendit, për të larguar nga skena politike ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. PD i bën thirrje shqiptarëve, që të ngrihen në mbrojtje të idealeve të tyre për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi monist i Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe mbështetjen e George Soros. Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve shqiptarë. Të atyre të cilët e duan këtë vend, konsiderojnë lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve si premisën më jetike për zhvillimin e tyre dhe sistemit të tyre. Shembja e këtij sistemi arrihet përmes krijimit të një fronti opozitar. PD në këtë kontekst, konsideron kritike krijimin e një fronti opozitar të përbërë nga të gjitha forcat politike opozitare dhe shoqëria civile, grupet e interesit, rrethi akademik, të gatshëm që të përballet me regjimin e Ramës. PD iu bën thirrje shqiptarëve kudo që janë, të angazhohen me potencialet e tyre për të shpëtuar vendin. PD iu bën thirrje miqve të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe demokracisë në Europë e kudo në vend të lirë, që të ndërpresin mbështetjen për regjimin monist të Ramës, si kontribut për rivendosjen e sistemit kontrollues.”, tha Berisha.

Ai, si lider opozitës, insistoi se duhet të fillojmë protestat pa ndalesë kundra Edi Ramës. Ndërkohë mësohet se po caktohet data e protestës kryesore në sheshin para kryeministrisë.

“Hapja nënkupton afrimin me PD-në, të vlerave, individëve, të ekselencës, njerëzve me ideale që duan ti afrohen kësaj partie. Një grup pedagogësh, mjekësh, avoketërisht, shpallën anëtarësinë e tyre në PD. Tani do ngrihen Bordet Kombëtare sipas fushave në të cilat ne do të përpiqemi të tërheqim njerëz të ditur të atyre fushave shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Sikundër bordet janë të hapura dhe për të huaj që ndajnë me ne vlera të përbashkëta dhe duan që të kontribuojnë. hapja duhet të fuqizojë dimensionin e të rinjve dhe të zonjave, vajzave dhe grave. Kjo është për partinë, fronti është diçka tjetër. Fronti është vendosja e organizuar, ose krijimi i një fronti të përbashkët me të gjitha forcat politike opozitare, me të gjithë individët apo organizatat e shoqërisë civile që duan të angazhohen.”- përmbylli Berisha deklaratën e tij para medias.

SHKARKO APP