Berisha: Vendimi SPAK për të arrestuar gazetarët që botojnë faktet e dosjes “Dumani”, akt i Ramës
Nga: Sali Berisha, kryetar i PD-së
Vendimi antikushtetues i Edi Ramës me SPAK-un e partisë, rikthen ligjin e Agjitacion Propagandës.
Të dashur miq, vendimi i Edi Ramës me SPAK-un e tij për të dënuar me 3 vite burg gazetarët që publikojnë dëshmitë e Dumanit të qeverisë, është një akt antikushtetues, censurë policeske, dhe atentat ndaj lirisë së mediave, i ndërmarrë për të mbrojtur Edi Ramen dhe qeveritarët e tij që kanë qindra orë telefonata me Dumanët e qeverisë. Ky vendim i pashembullt në 30 vitet e fundit shënon rikthimin e ligjit e dënimit për agjitacion e propagande të diktaturës Hoxhiste.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt tejet të rëndë censure dhe kërkoj largimin e menjëhershëm të mercenarëve të Edi Ramës nga sistemi i drejtesisë.
U bëj thirrje gazetarëve të mos zbatojnë akte antikushtetues, por të qëndrojnë të pamposhtur në mbrojtje të lirisë së mediave, dhe të publikojne çdo telefonatë të Edi Ramës, Taulant Ballës, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe të çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatësi apo prokurori dhe çdo zyrtari tjetër me vrasësit serial, përdhunuesit, grabitësit e bandave të partisë.
U bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së mediave të dënojne me ashpërsinë më të madhe këtë vendim të rrezikshëm.