Besimtarët myslimanë për pak ditë hyjnë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Por a do të shtyhet nga koronavirusi siç janë pezulluar të gjitha aktivitetet fetare?

Besimtarët myslimanë për pak ditë hyjnë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Por a do të shtyhet nga koronavirusi siç janë pezulluar të gjitha aktivitetet fetare?

Nga Komuniteti Mysliman Shqiptar ende nuk ka përgjigje finale, porse nga Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), një shtet ky mysliman i fuqishëm e shumë ndikues edhe në Shqipëri (jo vetëm mbi kryeministrin e krishterë Rama) thuhet se nuk mund të shtyhet.

Në një njoftim nga Dijaneti janë sqaruar rrethanat në lidhje me muajin e Ramazanit dhe pasojat e agjërimit në këtë muaj gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19),transmeton Anadolu Agency.

“Është farz (e detyrueshme) me urdhrin e Allahut që çdo besimtar i shëndetshëm të agjërojë gjatë muajit të Ramazanit dhe se nuk është e mundshme të shtyhet plotësisht ky adhurim”, thonë nga Dijaneti.
Sipas njoftimit, nga informacionet e marra nga ekspertët e fushës, agjërimi i individëve të shëndetshëm nuk përbën rrezik të veçantë në aspektin e përhapjes së COVID-19.
“Në Kuran është lejuar që agjërimi të bëhet kaza (agjërimi që nuk është kryer në kohë dhe kryhet më pas), në rast të sëmundjes, një ndër arsyetimet kryesore për të mos agjëruar”, thuhet më tej.

Megjithatë në kushtet e tmerrshme të izolimit në shtëpi nga vendimi qeveritar kundër koronavirusit akoma nuk dihet se si do jetë vendimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Një gjë dihet se harmonia mes tre besimeve në Shqipëri mbetet unikale në botë.

SHKARKO APP