Big Brother/Goditja me shpullë dhe fjalori banal sjell vendimin e drejtë të “Vëllait të Madh”: Përjashtohet Kejvina!
Çdo spektakl apo emision televiziv duhet të përçojë kulturë e jo dhunë siç ndodhi të shtunën e kaluar në Big Brother, ku Kejvina Kthella godet fizikisht Luisin. Ndonëse TCH u kujdes të mos dilte ajo skenë, përsëri pamjet dolën e morën dhenë.
Kjo skenë, por edhe të tjera fyerje e fjalori rruge, nxiti drejtuesit e Big Brother të merrnin masa ekstreme: Përjashtuan sonte (e martë) Kejvina Kthellën nga spektakli.
Me sa duket përjashtim pa kthim!
E thamë që në fillim se çdo spektakël shikohet nga miliona veta dhe ai përçon mesazh te njërëzit, pasi kultura apo mos kultura (në këtë rast e BB) bëhet nesër pjesë e jetës së përditshme, duke ç’edukuar rininë apo fëmijët.
Ndaj komentet në rrjetet sociale pas ditës së shtunë ishin katastrofike për BB.
Por reagimi sonte i BB i ringriti spektaklin lart.