Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Bizneset e vogla ndjejnë pasojat e valës së të nxehtit, presin që Zoti t’ju sjell freskun!

Bizneset e vogla ndjejnë pasojat e valës së të nxehtit, presin që Zoti t’ju sjell freskun!

Kryesore
E martë, 23 Korrik 2024 21:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bizneset e vogla po ndjejnë pasojat e të nxehtit në kryeqytetin Tiranë, ndërsa Shqipëria përballet me një valë të madhe të nxehti. Temperaturat kanë arritur në 42 gradë, duke i detyruar turistët dhe banorët të qëndrojnë në mjedise të brendshme.

Normalisht Sheshi Skënderbej në kryeqytet është plot me kalimtarë, por vala e të nxehtit i ka shtyrë shumë njerëz ta shmangin qendrën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Para 1 ore
Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Para 10 orësh
Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga...

Para 12 orësh

Me temperaturat mesatare në 38 gradë Celsius, shatërvanët ofrojnë pak freski. Vala e të nxehtit ka ndikuar negativisht prej dy javësh në baret dhe kafenetë e Tiranës, ndërsa klientët nuk i frekuentojnë ato gjatë orëve të nxehta të ditës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pronarët e lokaleve janë munduar të instalojnë kondicionerë dhe pajisje të tjera freskuese, por njerëzit e shmangin daljen deri në orët e darkës. Temperaturat kanë arritur deri në 42 gradë Celsius në juglindje dhe në pjesën qendrore të vendit, ndërsa në kryeqytet mesatarja ka qëndruar në 37-38 gradë Celsius.

Rrugët e qendrës së Tiranës dhe kafenetë qëndrojnë pothuajse të zbrazëta.

“Vala e të nxehtit ka një ndikim të drejtpërdrejtë negativ, për të thënë të vërtetën. Normalisht gjatë ditës nuk ka punë, duke rritur kështu kostot. Puna e mëngjesit dhe e darkës nuk i mbulon shpenzimet dhe kemi shumë vështirësi”, thotë kamarierja 38-vjeçare, Albana Mrishaj. Në mesditë shumë pak njerëz mund të shihen në Sheshin Skënderbej dhe ata pak persona që kalojnë aty freskohen nëpër shatërvane.

E njëjta skenë është edhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku gjenden godinat qeveritare dhe të universitetit publik.

“Siç e shikoni, të gjitha baret janë bosh, megjithëse jemi përpjekur ta përmirësojmë situatën në mjedisin e brendshëm. Është megjithatë e pamundur të qëndrohet përjashta në temperatura 40 gradë Celsius. Klientët e paktë konsumojnë vetëm pije të ftohta dhe ujë”, thotë kamarierja 28-vjeçare, Alesja Masha.

Në Shqipëri është shtuar numri i turistëve të huaj, por edhe atyre u duhet të qëndrojnë në mjedise të brendshme për shkak të vapës gjatë ditës.

Bizneset e vogla, kafenetë dhe baret po përpiqen t’i përmirësojnë kushtet. Ato kanë bërë shpenzime të mëdha këtë verë për të shtuar kondicionerë dhe freskuese brenda dhe jashtë shkruan VOA.

“Megjithëse ndodhen shumë turistë në Tiranë, temperaturat kanë patur ndikimin e tyre dhe ata pak klientë që vijnë, konsumojnë vetëm pije freskuese, duke shkaktuar një rënie drastike të të ardhurave”, thotë kamarieri 23-vjeçar Klajdi Ndregjoni.

Vetëm gjatë darkave fillojnë të frekuentohen baret dhe restorantet. Pronarët e bizneseve të vogla në Tiranë presin me padurim një rënie të temperaturave. Me sytë nga qielli te Zoti!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 9 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.