Bllokohen fluturimet për Itali dhe nga Italia në Shqipëri. Po tragetet?!

Italia në alarm nga korona virus. Vendimi i mbrëmshëm i kryeministrit Italian ka krijuar konfuzion në Milano dhe zonat përreth.

Shpallja e dekretit nga ana e qeverisë së kryeministrit Conte për të vënë në kontroll koronavirusin duke vendosur në “karantinë” provincat në veri të vendit ka shkaktuar më shumë panik mes banorëve të këtyre zonave.
Mijëra vetë me çanta në duar i janë drejtuar stacioneve të trenave në Milano përpara se të bllokohej totalisht dalja e tyre nga zona e caktuar në dekret. Një pjesë janë ngjitur në trena edhe pa biletë, të gatshëm të paguanin gjobën vetëm që të qëndronin në bord.

Guvernatori i Puljas, Michele Emiliano firmosi një urdhër që i vendos në karantinë të detyruar të gjithë personat e mbërritur nga Lombardia dhe nga veriu i “blinduar“ i Italisë.
Një zemërim popullor ka shpërthyer në rrjet pas pamjeve të publikuara online ku shfaqen njerëz në nxitim për tu larguar nga veriu i Italisë. Njerëzit akuzojnë për paaftësi qeverinë pasi pikat kryesore të dekretit u bënë publike në shumë media përpara se ai të miratohej.

Ndërkohë operatorët ajrorë që kryejnë fluturime nga Tirana drejt Milanos kanë filluar sot të anulojnë fluturimet e tyre drejt Italisë. Kjo lëvizje vjen, pasi qeveria italiane vendosi shpalljen e Lombardisë si zonë karantine, duke ndaluar lëvizjen deri në datën 3 prill.
Sipas faqes zyrtare të aeroportit të Rinasit, të paktën tre fluturime janë anuluar.
I pari është fluturimi drejt Romës i planifikuar në 5.30 të mëngjesit nga Air Albania. Po ky operator ka anuluar dhe fluturimin që është parashikuar për në Milano në orën 11.15, si dhe atë për në Bolonjë në orën 18.20.
Sot ishin parashikuar të paktën 5 fluturime nga Tirana në Milano (Bergamo) nga Air Albania, Blue Panorame dhe Easy jet. Blue Panorama po kryen check-in për në Bergamo, të parashikuar në 11.15. Alitalia po kryen fluturimet drejt Romës.

Italia po mundohet të përmbajë shpërthimin më të keq të Evropës së Covid-19, i cili ka marrë jetën e 233 personave dhe ka infektuar gjithsej 5.883 njerëz.
Lombardia është një nga 20 zonat administrative të Italisë, e gjendur në veri dhe ka rreth 10 milionë banorë (një të gjashtën e popullsisë), ndërsa kontribuon në një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Qendra e saj është Milano..
Nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas fluturojnë çdo vit rreth 1.7 milionë pasagjerë, pjesa më e madhe e të cilëve i drejtohen rajonit verior, kryesisht Milanos e Bergamos.

Po nëse linjat ajrore po bllokohen pyetja vjen: Po tragetet a janë bllokuar? Sepse linjat ajrore u mbyllën, por nga deti vijnë mijëra vetë me tragete.

Mos duhet shikuar edhe bllokimi I linjave të trageteve për momentin?

SHKARKO APP