Bota myslimane dhe Europa e mbështet planin e Presidentit të SHBA për Paqe në Gaza. Trump drejt çmimit NOBEL

Presidenti Amerikan Donald Trump që prej ardhjes në pushtet po punon për paqe botërore, duke mbyllur disa luftëra. Së fundmi ai vendosi që Izraeli e Hamasi të zbatojnë një marrëveshje të përgatitur direkt nga Trump e ku bota myslimane e ka mirëpritur. Por edhe Europa e duartrokiti këtë propozim të Trump.

Çmimi NOBEL për Paqen jepet zakonisht një personi që kontribuon për paqe, mirëkuptim dhe solidaritet boteror, por në këtë rast Trump po mbyll një epokë luftërash, vrasjesh dhe mërirash prej dekade.

Me shumë se Donald Trump nuk i shkon tjetër njeriu ky çmim i madh NOBEL!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombet kryesore myslimane e kanë mbështetur planin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, edhe pse disa palestinezë e quajtën propozimin “farsë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aleatët evropianë të Uashingtonit i bënë thirrje Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi evropian – ta pranojë propozimin amerikan.

Pas bisedimeve mes Trumpit dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Uashington të hënën, Shtëpia e Bardhë e publikoi një plan me 20 pika për Gazën.

Plani parashikon armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar.

Tetë shtete arabe ose me shumicë myslimane thanë në një deklaratë të përbashkët se e “përshëndesin rolin e presidentit amerikan dhe përpjekjet e tij të sinqerta që synojnë t’i japin fund luftës në Gazë”.

Ata thanë se “konfirmojnë gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive me Shtetet e Bashkuara dhe palët e tjera drejt finalizimit të marrëveshjes dhe sigurimit të zbatimit të saj”.

Vendet përfshijnë Egjiptin, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë. Të gjitha këto vende e njohin Izraelin, megjithëse disa kanë marrëdhënie të trazuara.

Deklaratën e nënshkruan gjithashtu Katari, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm ndërmjetësues, dhe Arabia Saudite.

Indonezia dhe Pakistani, dy vendet më të populluara me shumicë myslimane në botë, iu bashkuan gjithashtu deklaratës.

Indonezia ka ofruar trupa si pjesë e një force të ardhshme në Gazë, ndërsa Pakistani është përpjekur të afrohet me Trumpin dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Uashingtonin.

Autoriteti Palestinez, të cilin Netanyahu është përpjekur ta lërë mënjanë, gjithashtu nxitoi të ofrojë mbështetje, duke përshëndetur “përpjekjet e sinqerta dhe të vendosura” të Trumpit.

Hamasi ka thënë se do ta vlerësojë planin e Trumpit, para se të japë përgjigje.

Por, Xhihadi Islamik, një grup i armatosur palestinez që lufton krah Hamasit në Gazë, e quajti planin “një recetë për agresion të vazhdueshëm kundër popullit palestinez”.

Banorët e Gazës së shkatërruar nga lufta shprehën skepticizëm për planin, duke e hedhur poshtë si mashtrim për lirimin e pengjeve që nuk do t’i japë fund luftës.

“Ne si popull nuk do ta pranojmë këtë maskaradë”, tha Abu Mazen Nassar, 52 vjeç.

Fuqitë evropiane mbështesin planin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u takua javën e kaluar me Trumpin dhe tha se Shtetet e Bashkuara po adoptonin elementë të një plani francez, pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi njohjen e një shteti palestinez nga Franca.

Macron vlerësoi “angazhimin e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gazë”.

“Hamas nuk ka zgjidhje tjetër përveçse t’i lirojë menjëherë të gjithë pengjet dhe të ndjekë këtë plan”, shkroi Macron në X.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të angazhohet “me vendosmëri” ndaj tij.

Zyra e kryeministrit britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar “i mbështet fuqishëm përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë fund luftimeve, për lirimin e pengjeve dhe sigurimin e ndihmës humanitare urgjente për popullin e Gazës”.

Plani përfshin një thirrje për një qeveri tranzitore në Gazë të drejtuar nga Trump dhe me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.

“Presidenti Trump ka paraqitur një plan të guximshëm dhe inteligjent, i cili, nëse pranohet, mund t’i japë fund luftës, të sjellë lehtësim të menjëhershëm në Gazë, shansin për një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë për popullin e saj, duke siguruar njëkohësisht sigurinë absolute dhe të qëndrueshme të Izraelit dhe lirimin e të gjithë pengjeve”, tha Blair në një deklaratë.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, u bëri thirrje të gjitha palëve që “ta shfrytëzojnë këtë moment për t’i dhënë paqes një shans të vërtetë”, duke shtuar se “situata në Gazë është e papërballueshme”.

Qeveria e djathtë e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila është përballur me presion në rritje për qëndrimin e saj të kujdesshëm, gjithashtu vlerësoi diplomacinë e Trumpit.

Në një deklaratë, ajo u bëri thirrje “të gjitha palëve ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të pranojnë planin”.

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul tha se plani i Trumpit “ofron një mundësi unike për t’i dhënë fund luftës së tmerrshme në Gazë.

“Më në fund, ka shpresë për izraelitët dhe palestinezët që kjo luftë të përfundojë së shpejti”, tha ai.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez – i cili e ka akuzuar Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” në Gazë – tha se Madridi “e mirëpret propozimin për paqe”.

“Ne duhet t’i japim fund kaq shumë vuajtjesh,” tha ai, duke shtuar se një zgjidhje me dy shtete ishte “e vetmja e mundshme” shkruan radio Europa e Lirë”.

Pas kësaj që po bën Presidenti Amerikan, Trumpi e meriton çmimin e madh NOBEL PER PAQE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?