Britania goditet nga stuhi me 120 km në orë. Dallgët hypin në tren! (foto)

Erërat e forta deri në 120 kilometra në orë kanë goditur brigjet britanike duke shkaktuar vdekjen e dy personave një prej të cilëve është adoleshent.

Rreshjet e forta të shiut kanë shtuar rrezikun e përmbytjeve nga stuhia Denis e cila goditi menjëherë pasi mbi Britani kaloi stuhia Ciara. Ushtria britanike është nxjerrë në rrugë dhe po ndërton barriera për të ndalur përmbytjet. Britania është në alarm. Ndërkohë rreziku vijues po vjen për Britaninë nga stuhia Denis, ku të gjithë po presin me ankth. E diela pritet me frikë në Britani.

Foto epike nga media britanike është kjo kur dallga hyn në një tren që po kalonte buzë detit (shiko fotot)

SHKARKO APP