Britania nis aksionin e madh kundër bandave mafioze shqiptare

Pas deklaratave antishqiptare te sekretares së punëve të Brendshme të Britanisë dhe të një ministri tjetër, ka filluar gjuetia e bandave shqiptare të krimit në Britani.

Sipas zyrtarëve britanikë bandat shqiptare po marrin kontrollin e heroinës dhe po bëhen gjithnjë edhe me të dhunshme.

Media kryesore britanike “The Sun” ka sjellë një tjetër artikull lidhur me aktivitetin kriminal të bandave shqiptare në Britani, duke u fokusuar tek zonat dhe kullat ku kryesisht banojnë.

“Rrjeti sekret i selisë së bandave të Britanisë është i përhapur në të gjithë vendin, nga pallate rezistente ndaj plumbave deri te pronat e këshillit. Por pas dyerve të përforcuara të këtyre qendrave të krimit shtrihet një botë dhomash, dyqane armësh dhe luksi të jashtëzakonshëm”, shkruan The Sun.

Gjithashtu “The Sun” shkruan se ka gjurmuan pallatet mafioze të bosëve aktualë dhe të dikurshëm të krimeve, ndërsa ndalet tek banda shqiptare “Hellbanianz”, anëtarët e të cilës jetojnë në disa kulla në pronën Gascoigne në Barking. Në blloqet e kullave në pronën Gascoigne në Barking, gangsterët e armatosur shqiptarë janë në prag të marrjes nën kontroll të tregtisë së kokainës prej 5 miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar. Me miliona fitime, mafiozët ballkanikë kryejnë gjithashtu grabitje të armatosura në të gjithë kryeqytetin dhe mendohet se takohen pranë pijetores Kings Lounge”, shkruan ndër të tjera media britanike.

Mësohet se policia sekrete britanike ka futur agjentë në radhët e disa grupeve shqiptare dhe ballkanase që të arrestojnë kapot e krimit.

Por emri i keq i bandave shqiptare në Londër ka krijuar një imazh të keq për shqiptarët në përgjithësi, aqsa diskrimonohen në mjedise publike.

SHKARKO APP