Burime nga Selia Blu: Berisha do heqë dorë nga kandidat për kryeministër
Ish-kryeministri dhe lideri i PD, Sali Berisha pati deklaruar se ai do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Por mesa duket është kthjelluar nga vetvetja por edhe nga sondazhet e besueshme të kryer në bazën e PD-së dhe se ka vendosur që të gjejë një kandidat potencial për kryeministër, që nuk ka qenë asnjëherë në qeveri dhe që nuk ka akuza politike apo nga drejtësia. Me këtë lëvizje surprizë Berisha mendon se do të mund të tërheqë votat e pjesës gri të votuesve. Por edhe një lëvizje dinake për të krijuar një koalicion sa me të gjerë.
Beteja politike bëhet për çdo votë.
Burimet thanë se Berisha po lufton të marrë vota nga diaspora ndaj në janar do të nis një tur takimesh në Itali, Greqi, Gjermani dhe Francë.
Në SHBA dhe Britaninë e Madhe ai nuk lejohet të hyjë se është “person nongrata”.
Berisha do të jetë i pari në listën e PD si kandidat për deputet. Pas tij do të vendos Ilir Metën e PL, i cili ndodhet në burg, por ligji nuk e ndalon të jetë në listë për deputet.
Ish-kryeministri demokrat po luan çdo skenar që të marrë sa me shumë vota në Shqipëri, dhe se mban shpresat se votat e Diasporës mund të vendosin fatin e fitores për pushtet.
Ndërkohë sondazhet e PS japin një fitore të partisë në pushtet nga votat e shqiptarëve që banojnë brenda territorit, por edhe socialistët i kanë drejtuar sytë dhe krejt impenjimin te votat e diasporës.
Votat e Diasporës do vendosin fatin se kush forcë politike do ta drejtojë vendin 2025-2029.