Vendimi i Byrosë: Berisha përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit

Byroja e Kuvendit vendosi sot përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Kuvendi për deklaratat e bëra në seancën e së enjtes. Byroja mori vendimin maksimal të parashikuar në Rregulloren e Kuvendit për përjashtimin me 10 ditë të Berishës nga punimet Parlamentit

Deputeti i PS-së, Taulant Balla tha se deklaratat e Berishës ishin të menduara. “Ai dhe PD nuk e duan reformën në drejtësi. Deklaratat për armatosjen e popullit ishin të qëllimshme”,- tha Balla.

Ai shtoi se Byroja votoi me shumicë drastike duke marrë masën maksimale të dënimit. “Me një shumicë drastike 6 me 1 Byroja vendosi për respektimin e rregullores, në pamundësi për tu shprehur për shkeljet e Kushtetutës, sepse nuk është kompetencë e Byrosë. Besoj se ndaj me gjithë opinionin publik, shqiptarë”,- tha Balla. Sipas tij, fakti më i rëndë është që ende PD nuk është distancuar nga qëndrimi i Berishës për armatosjen e popullit. Balla shtoi se për pjesën e shkeljes së Kodit Penal duhet të hetojë prokuroria.

Ndërsa deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha pas vendimit të Byrosë së deklarata e Berishës kishte parasysh modelin amerikan të armëmbajtjes nga qytetarët.

Berisha në parlament: Shqiptarë! Merrni armët dhe mbroni shtëpitë!

SHKARKO APP