Çfarë aksidenti! Shoferja çan shtyllën e betonit në dysh!
“Në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.
Sipas informacioneve të para shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia tepër e lartë dhe përdorimi i celularit.