Çfarë po ndodh? Rusia: Lufta mund të përfundojë që nesër!

Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi luftën në Ukrainë dhe deri më sot nuk është tërhequr. Por kur do të marrë fund lufta?

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se lufta në Ukrainë mund të “mbarojë nesër” nëse ka “vullnet politik” nga ana e Kievit, ndërsa ka përjashtuar që për momentin të ketë bisedime për aneksime të reja territoresh.

Peskov pohon edhe se nëse Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, “e ka këtë dëshirë”, mund të flitet menjëherë për fundin e konfliktit të armatosur.

“Zelensky e di se kur mund të përfundojë e gjithë kjo: mund të përfundojë nesër nëse kjo është ajo që ai dëshiron”, tha Peskov. Për të çmilitarizimi dhe denazifikimi mbeten ndër objektivat kryesore të luftës dhe jo aneksimi i territoreve të reja.

SHKARKO APP