Çfarë populli! Më shumë shqetësohen për Luisin në Big Brother se sa për pensionin apo mungesën e punës!

Nga Endrit Shabani

Ky nuk është një status për Luisin

Pas protestës në Kashar, jam në pritje të statusve se “ne jemi popull dele”, që “ky vend nuk bëhet” apo që “ky popull e meriton qeverinë që ka”.

Thjesht pë t’i vënë gjërat në perspektive. Në Shqipëri jetojnë rreth 2.8 milionë banorë, dhe ata që kanë dalë të protestojnë për Luisin janë më pak se 0.005% e popullsisë. Prandaj ata nuk mundet kurrësesi të përfaqësojnë 99.99% tjetër.

Padyshim që në këtë shoqëri ka shumë fansa të Luisit, apo Luisëve të tjerë. Dhe që kur politika është kthyer në spektakël, gjasat janë që ‘fansat’ e Luisit, të jenë njeherazi ‘miliantët’ Edi Ramës, Erion Velisë, Sali Berishës apo Ilir Metës.

Në të dyja rastet arsyeja është heqja e mendjes nga hallet reale.

Në një vend të varfëruar, televizori mbetet e vetmja mënyrë për të dalë nga monotonia e botës përreth dhe nga trishtimi i jetës.

Prandaj, ata protestojnë thjesht që shfaqja të vazhdojë, në mënyrë që (pë disa kohë) të heqin mendjen.

Më kollaj të shqetësohesh për Luisin se sa për pensionin. Më e lehte të merresh me brekushet e Ramës, se sa të mendosh për gjendjen e spitaleve nëse të bie semundja. Më mirë të merresh me telenovelen e PD-së, se të mendosh për perspektivën e fëmijëve të tu në këtë vend.

Rama e di këtë, prandaj sa herë që i duhet t’i heqë vemendjen shqiptarëve nga hallet që iu ka shkaktuar, iu del me apo pa brekushe, me dajre apo me sopatë.

Por ndërkohë që Luisët dhe fansat e tyre e kanë në terezi, ne të indinjuarit me këtë shfaqje, na takon të bëjmë diçka për të ndryshuar realitetin në këtë vend.

Problemi nuk qendron me aktivitetin e militantëve të Luisëve, por me apatinë e pjesës tjetër.

Vërtet fansat e Luisëve janë një pjesë e vogë, por ata janë pjesa më aktive e shoqërisë. Ata protestojnë për atë që i shqetëson.

Kështu që nëse nuk duam që fansat e Luisit të jenë përfaqësuesit e këtij kombi, na duhet të jemi më aktiv për të promovuar mendimet dhe qëndrimet tona.

Të jesh i bindur që, ditën që ne protestojmë masivisht për gjërat që na shqetësojnë, fansat e Luisit nuk përbëjnë më lajm.

SHKARKO APP