Çfarë skenari kanë në kokë Berisha-Meta me 11 shkurt?
Berisha sot në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD deklaroi: “Ne do gërshetojmë dhe kombinojmë të gjitha format e përpjekjeve në këtë betejë kundër kryeministrit Rama. Revoltat në sheshe, rrugë, institucione e kudo, qëndresën në parlament, hetimin parlamentar. Sot koha thërret popullin opozitar të gjendet në orën e tij. Ora më e rëndësishme në misionin tonë, ndërkohë ne nuk shmangim përkundrazi, bëjmë çdo përpjekje për 14 majin si një ditë fitoreje për kandidatët tanë të lirisë”- theksoi Berisha.
Nga ana tjetër Ilir Meta ka shpërndarë krejt njerëzit e PL për të siguruar sa me shumë njerëz me 11 shkurt.
Informacionet brenda kampit të opozitës thonë se Berisha dhe Meta kanë një skenar për datën 11 shkurt, ku sipas kreut demokrat “fillon Revolucioni demokratik”.
A do të jetë me përplasje 11 shkurti?!