Charles Kupchan: Ki kujdes Albin Kurti, mos u vendos në anën e gabuar ndaj Trump!
“Dashuri e vështirë” – kështu e përshkruan marrëdhënien mes Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, shkruan “Europa e Lirë”.
Ai thotë se nëse veprimet që Uashingtoni i konsideron “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara” bëhen normale e re në Kosovë, ajo do ta gjejë veten të cenuar dhe të izoluar.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka kaluar deri më tash këtë vit përmes një sërë mospajtimesh me aleatët perëndimorë.
“Nëse unë do ta këshilloja Kurtin, do t’i thosha: ki kujdes! Nuk do që të rreshtohesh në anën e gabuar të Trumpit. Nuk do të jesh dikush që ia zë rrugën një përparimi të mundshëm dhe një marrëveshjeje që Trump do të donte ta prezantonte si të vetën”, thotë Kupchan.
Pa gjykuar për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, edhe Kelmendi thotë se administrata e re amerikane do të mund të kërkojë marrëveshje të shpejta mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat mund të mos jenë të favorshme për Kosovën.
“Dhe, ato mund të përfshijnë gjithçka – nga rikthimi i idesë për shkëmbimin e territoreve deri te largimi i Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës dhe zëvendësimi i saj me trupat e KFOR-it. Kjo do të çonte, pastaj, në skenarin e një mini-Kosove brenda Kosovës”.