Çudia/ Në Wuhan të Kinës nga ku filloi koronavirus nuk ka më të infektuar, në Europë po bën namin

Koronavirusi po pushton Europën. Një numër i madh pacientësh kanë mbushur spitalet në Spanjë dhe Itali ndërsa numri i vdekjeve në rang global e ka tejkaluar shifrën prej 10 mijë personash.

Italia është vendi më i goditur në Evropë. Vetëm të premten u raportuan 627 vdekje të tjera, rritja më e madhe ditore për vendin, që nga fillimi i shpërthimit të virusit vdekjeprurës. Deri tani numri i vdekje në Itali ka arritur në mbi 4 mijë më shumë sesa Kina, ndërsa 47 mijë persona rezultojnë të infektuar. Shifrat vazhdojnë të rriten pavarësisht vendimit të autoriteteve për një izolim mbarëkombëtar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vuri theksin tek shpejtësia dramatike me të cilën po përhapet pandemia.

U deshën më shumë se tre muaj për të arritur në 10,000 rastet e para të konfirmuara dhe në vetëm 12 ditë për të arritur në 100,000 të tjerë,thanë drejtuesit e organizatës.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 i ka kaluar 10 mijë vetët, ndërsa në shkallë globale janë konfirmuar mbi 247 mijë të infektuar.

Vende të ndryshme po shpejtojnë duke marrë masa drastike me shpresën se ndalim-qarkullimi, mbyllja e mjediseve publike dhe imponimi i masave të vetëizolimit do t’u jap kohë për të përgatitur sistemet shëndetësore për një rritje drastike të numrit të pacientëve me koronavirus.

Gjatë dy ditëve të fundit, qyteti kinez Wuhan ku u identifikua për herë të parë virusi, nuk ka raportuar raste të reja infektimi. Në Evropë Franca dhe Gjermania po përpiqen të përgatiten për një rritje drastike të numrit të të infektuarve. Spanja është këto ditë nën vëmendje pasi është vendi evropian më i goditur nga epidemia pas Italisë. Mbi 20,000 vetë janë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa kanë gjetur vdekjen nga sëmundja të paktën 1044 persona shkruan VOA.

Por duket se përveç mjeksisë në Kinë rol luajtën dhe masat drastike nga qeveria kineze, ku nxori ushtrinë dhe i mbylli në shpi të gjithë, edhe me dhunë. Ndërkohë dhjetra mjekë kinezë që shëruan në Wuhan të Kinës tani ndodhen në Itali. Kurse në Tiranë ambasadori kinez theksoi se në rast se në Shqipëri do ketë përshkallëzim të situatës, atëhere Kina nuk do ta lerë vetëm Shqipërinë.

Shpresojmë të mos kemi nevojë, por edhe nëse bëhemi për ndihmë, të mos harrojnë kinezët!

A.Marku

Foto nga qyteti Milanos. Vetëm dy ushtarë dhe vetëm pëllumbat ndodhen në qytet!

SHKARKO APP