Dashnor Sula: “Shkarkimi i Veliajt mund të jetë prelud i një marrëveshjeje për lirinë e tij”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka ngritur dyshime se vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt mund të jetë pjesë e një skenari për lirimin e tij nga qelia.

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, Sula theksoi se ekziston një “pikëpyetje e madhe” mbi këtë zhvillim, duke sugjeruar mundësinë e një marrëveshjeje të heshtur ndërmjet aktorëve politikë dhe institucionalë.

“Pse nuk u shkarkua Erion Veliaj gjatë shtatë muajve që ishte nën hetim? SPAK dhe Gjykata theksuan se rreziku ishte prishja e provave dhe presioni mbi dëshmitarët nëse ai do të vijonte si kryetar në detyrë. Tani hetimi ka përfunduar dhe ky rrezik nuk ekziston më. Në aspektin juridik nuk ka pengesa. Në aspektin politik është tjetër histori”, – u shpreh Sula.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, fakti që hetimet kanë përfunduar dhe çështja ka kaluar në gjykatë, e ul në minimum rrezikun e ndërhyrjes së Veliajt mbi provat. Kjo, sipas Sulës, i hap rrugë mundësisë që gjykata të ndryshojë masën e sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ekziston, nuk mund të them 100%, një gjysmë-loje që gjatë procesit të gjykimit të kemi ndryshim të masës së sigurimit. Nuk është çudi që të kemi një marrëveshje të të gjithë aktorëve, përjashtuar vetëm SPAK,” – shtoi ai.

Ky koment vjen pas vendimit të sotëm të Këshillit Bashkiak, i cili i dha fund mandatit të Veliajt si kryebashkiak, pas më shumë se shtatë muajsh qëndrimi i tij në burg në kuadër të procesit gjyqësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?